Këngëtarja e njohur Shkodrane, Arilena Ara sot feston 26-vjetorin e lindjes së saj. Ajo organizoi nje festë shumë luksoze ku festoi me miqtë dhe me të afërmit e saj të zemrës.
Të shumta ishin urimet e ditëlindjes për të por më i veçanti vjen nga partneri, menaxheri Popi Kola.
“Duhet të jesh shumë me fat që të marrësh bekimin e Universit. Unë jam bekuar 26 vite më përpara. Gëzuar ditën e lindjes drita e syve të mi,” ka shkruar ai.
Këngëtarja u njoh me partnerin gjatë “X Factor Albania”, kur Popi punonte si asistent i Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut. Marrëdhënia e këngëtares Arilena Ara me menaxherin e saj Popi Kola përflitej prej kohësh dhe gjërat u bënë të qarta përmes postimeve në rrjetet sociale gjatë periudhës së karantinës për Covid-19.
Atë periudhë izolimi, Arilena 20-vjeçare e kaloi duke shijuar romancën dhe dashurinë me menaxherin e saj. Kjo ishte edhe koha kur ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre familjarisht.