Nuk ka më kthim pas, vajza e Brad Pitt nis gjyqin për të ndryshuar emrin

Mediale Vip

Nuk ka më kthim pas, vajza e Brad Pitt nis gjyqin për të ndryshuar emrin

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 19:06
Shiloh

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Shiloh, nuk ka hequr dorë nga përpjekjet e saj për të ndryshuar mbiemrin “Pitt”. Siç raporton Los Angeles Times, 18-vjeçarja tha se ajo nuk do të mbajë më mbiemrin “Pitt”. Edhe pse më parë u raportua se kishte lëshuar një deklaratë, një burim konfirmoi për ‘Page Six’ se e reja ka nisur një proces gjyqësor.

Shiloh po kërkon të ndryshojë emrin e saj nga Shiloh Nouvelle Jolie-Pitt në Shiloh Nouvelle Jolie.

Siç ka raportuar “Page Six”, Shiloh pas ditëlindjes së 18-të, ka paraqitur një kërkesë për të ndryshuar mbiemrin e saj, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të ketë më lidhje me babanë e saj të famshëm, mes betejës së tij të divorcit me nënën e saj. Një burim i tha ‘Entertainment Tonight’ se Shiloh zgjedhur një avokat për ta përfaqësuar atë në mënyrë të pavarur dhe nëna e saj, Angelina Jolie, nuk mund të komentojë rreth kësaj çështjeje.

Shiloh nuk është e vetmja nga fëmijët e ish-çiftit që dëshiron të heqë mbiemrin e saj. Në veçanti, Zahara ishte në qendër të vëmendjes vjeshtën e kaluar, kur thirri me tha me krenari emrin e saj “Zahara Marley Jolie”. Në të njëjtën kohë, Vivien po ndjek hapat e vëllezërve dhe motrave të saj më të mëdhenj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat