Çfarë dhëndri është Mozzik, flet motra e Lotinës

Mediale Vip

Çfarë dhëndri është Mozzik, flet motra e Lotinës

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 21:24
Lotina Haziri/ Mozzik

Mozzik nuk kishte bërë asnjë lidhje pubike, përveç asaj me Loredanën. Ndaj romanca e tij me Lotina Hazirin ka marrë shumë vëmendje. Çifti janë shumë aktiv në mediat sociale, kanë folur gjithë dashuri për njëri-tjetrin në intervista e po ashtu reperi i ka dedikuar një këngë.

Së fundmi motra e Lotinës, Kënga, ka qenë sot e ftuar në emisionin SOL me Adelina Hasanin, ku është pyetur për dhëndrin e ri të familjes.

Gjatë intervistës, Kënga tregoi mbështetjen e familjes për motrën e saj, duke thënë: “Ekskluziviteti i kësaj i takon Lotinës. Ne thjeshtë jemi të lumtur që Lotina është e lumtur. Për çdo zgjedhje të asaj ne jemi mbrapa. E suportojmë përderisa ajo është e lumtur,” tha Kënga Haziri.

E pyetur se si u duket Mozzik si dhëndër, Kënga tha: “Për këtë do të flasë e para Lotina, pastaj do të flasim të gjitha. Po ia lemë Lotinës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat