Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila po përgatitet të hyjë në botën e letërsisë me publikimin e librit të saj të parë.
Lajmi emocionues u bë i ditur nga botuesja Arlinda Dudaj përmes një postimi në Instagram, ku ajo e përshkroi librin si “të bukur e të vërtetë”.
Në postimin e saj, Arlinda Dudaj shkroi: “Diçka e bukur po vjen… fjalë zemre, si fjalë kënge. Tashmë në një libër të bukur e të vërtetë”.
Njoftimi për publikimin e librit ka ngjallur emocione dhe reagime pozitive midis fansave të këngëtares.Detajet e plota rreth përmbajtjes së librit ende nuk janë zbuluar, por duke u bazuar në fjalët e Arlinda Dudajt, duket se libri do të përmbajë shkrime të ndjera dhe të sinqerta, të cilat mund të jenë reflektime personale, poezi, apo rrëfime të jetës së Elsa Lilës.