Rrëzohet në set, dërgohet në spital aktorja e njohur turke

Mediale Vip

Rrëzohet në set, dërgohet në spital aktorja e njohur turke

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 14:15
Aktorja e njohur turke, Birce Akalay

Aktorja e njohur turke, Birce Akalay e cila kishte nisur xhirimet e sezonit të dytë të serialit është rrëzuar në set.

Ajo u dërgua me ambulancë në spital. Aktorja lëndoi gjoksin dhe sipas mediave, kishte vështirësi në ecje.

Pasi doli nga spitali, ajo u shoqërua në automjet me ndihmën e të dashurit të saj Hakan Kurtaş.

Kujtojmë se aktorja Birce Akalay ka bërë një festë për ditëlindjen e saj të 40-të pak javë më parë.

Aktorja tha në atë kohë për mediat:

“Të ndash lumturinë është një gjë e bukur. Të jesh e qetë… Gjithçka është shumë e këndshme”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat