Momenti i dhimbshëm, aktorit të njohur turk i vdiq nëna - në funeral s’i ndali dot lotët

Mediale Vip

Momenti i dhimbshëm, aktorit të njohur turk i vdiq nëna - në funeral s’i ndali dot lotët

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 14:58
Akin Akinzou

Ka vdekur nëna e aktorit, Akin Akinzou, Ozlem Akinozu.

Ajo është varrosur dje.

Aktori i njohur turk nuk mundi t’i ndalte lotët teksa nuk largohej nga arkivoli i nënës, duke qarë në mënyrë të pakontrolluar.

E ndjera po trajtohej për kancerin në një spital turk.

Akinozu postoi edhe një fotografi të nënës së tij të ndjerë në llogarinë e tij në Instagram, duke shkruar:

“Kam humbur besimin, humba dashurinë pa kushte, humba pafajësinë time. Kam humbur shpresën time. Kam humbur qëllimin tim. Kam humbur rrugën. Kam humbur ëndrrat e mija. Që tani e tutje, jeta ime do të jetë gjithmonë e hidhur dhe e paplotë për mua. E vetmja gjë që ka mbetur është malli im i pafund për ty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat