Arta Kabashi dhe Bardhi, dy ish-banorët e “Big Brother VIP 3” janë përfshirë në një përplasje virtuale.
E gjitha filloi nga një intervistë e Artës e cila u shpreh se nuk mori as edhe një falenderim nga Bardhi kur e uroi për bebushen. Sipas saj, shkak është bërë Sara.
“Kur e urova, Bardhi s’mund të më thoshte as faleminderit sepse e shihte Sara shtrembër”, u shpreh ajo.
Pas kësaj deklarate, Bardhi iu përgjigj në një koment, duke i thënë se nuk mund ta falenderonte kur si për të dhe për Sarën në çdo intervistë që ajo ka dhënë i ka sharë.
“Ekziston inboxi, Arta, sepse je mbytur duke dalë e folur keq nëpër intervista. Prandaj nuk të flasim. Nuk kam për çfarë të të them faleminderit kur në televizion je tjetër dhe live je tjetër! Mund të na kishe kursyer sikur të na kishe pasur shokë. Dhe një gjë tjetër: mos harroni se në këtë showbiz dhezet (suksesj arrihet) me punë dhe përkushtim, jo duke sharë të tjerët nëpër intervista. Deri kur mo?"
E në këtë histori është përfshirë edhe motra e Artës, Anna Kabashi. Në një postim në Instastory si përgjigje për komentin e bërë ndaj Artës, Anna shprehet se ish-banorja e ka takuar live Bardhin për ta uruar dhe ai as që e ka parë në sy, e jo më ta falenderonte.
Anna vijon, duke thënë se pavarësisht “akuzave” të Bardhit se Arta tjetër person hiqet në TV e tjetër është live, të gjithë e kanë parë se kush është ajo në të vërtetë si në BBV ashtu edhe në Portokalli ku ka qenë e ftuar. Sipas saj edhe Bardhi e ka ditur që Arta është një njeri i mirë, ashtu si ai e ka njohur në BBV.
"Zakonisht nuk ndërhyj as nuk reagoj në deklarata të tilla, që duket se ti, Bardh, nuk i ke shkruar. Por, në këtë rast nuk kam zgjidhje tjetër, sepse të kam parë ty dhe atë zonjën, dhe Artën sa ishit brenda! Dhe ti e njeh Artën dhe mirësinë e saj si brenda Big Brother-it, ashtu edhe jashtë! Po më vjen keq, Bardhosh, që ke rënë në këtë nivel, sepse edhe unë dhe Portokallia e Top Channel kemi qenë dëshmitarë të gjithçkaje, kur Arta erdhi për t'ju nderuar dhe për t'ju uruar ty dhe atë zonjën, ti nuk i flisje dhe nuk e shikoje në sy. Nuk guxoje! Por kur Arta erdhi me mirësjellje për t'ju uruar, keni folur me gëzimin më të madh! Dhe sa i përket suksesit, i qofshë falë Jetmir Agajt sepse ti nuk do të ishe ku ke qenë. Se nuk je më. Dhe ti e di më së miri këtë FAKT!"
Ky status është ripostuar edhe nga Arta e cila shkruan se nuk ka çfarë të shtojë.