Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, është nderuar ditën e sotme (e enjte) me ‘Çelësin e Kryeqytetit’.
Çelësin ia ka dorëzuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për gjithë kontributin që ka dhënë për kryeqyetin.
Kjo iu dorëzua pikërisht në natën e parë të festivalit Sunny Hill, që organizohet nga familja Lipa, i cili këtë herë është zhvendosur në Bërnicë.
Postimi i plotë i Ramës (pa ndërhyrje):
“Dukagjin Lipa, apo siç e njohim të gjithë me Dugi, është shembulli më i mirë i ndikimit pozitiv në shoqëri. Përmes kontakteve të tij personale në nivel ndërkombëtar, Dugi ka arritur të ndryshojë mjedisin tonë për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre.
Arti dhe kultura në Prishtinë e Kosovë kanë kaluar në nivel tjetër global falë punës së Dugit me Sunny Hill Festival dhe me Sunny Hill Foundation.