Të marrësh pjesë në një dasmë luksoze do të thotë gjithashtu të marrësh dhurata luksoze. Ose të paktën kështu do të kishte ndodhur me të ftuarit që morën pjesë në dasmën indiane të Anant Ambani dhe Radhika Merchant, e mbajur nga 12 deri më 14 korrik 2024 në Mumbai. Është përfolur shumë për ta, si për faktin se është djali i njeriut më të pasur në Azi, Mukesh Ambani, ashtu edhe sepse martesa e tyre i ka kaluar çdo pritshmëri. Mes lundrimeve luksoze, muajve të festimeve dhe të ftuarve specialë – përfshirë Rihanna dhe Justin Bieber që performuan gjatë festës para dasmës–, sipas një vlerësimi të “The Guardian” dasma ka kushtuar 600 milionë euro.
Një shifër padyshim befasuese, por në përputhje me një dasmë ekstra luksoze të organizuar nga dy njerëz që nuk kursyen asnjë shpenzim. Madje nuk u kursyen as për të ftuarit. Sipas asaj që zbulon “Us Weekly”, disa prej të ftuarve kanë marrë mbi 3 milionë dollarë dhurata luksoze. Ndër personazhet e famshme të pranishëm në ceremoni ishin Nick Jonas dhe bashkëshortja e tij Priyanka Chopra Jonas, por edhe John Cena, Kim dhe Khloé Kardashian.
Duket se disa janë pritur me avionë privatë dhe kanë marrë “bizhuteri dhe dhurata në vend të pagesave tradicionale në para”. Edhe pse ata “nuk mund të mbanin të gjitha bizhuteritë” e veshura gjatë dasmës, yjet mbajtën disa. Midis avionëve privatë dhe dhuratave, shumë të ftuar kanë marrë mbi 3 milionë dollarë dhurata.
A janë përfshirë këto 3 milionë euro në përllogaritjen e 600 milionëve që sipas “The Guardian” do të kishte shpenzuar Ambani për dasmën? Pyetja lind spontanisht. Sigurisht, megjithatë, duket se të sapomartuarit duan të festojnë ende dashurinë e tyre: sipas “The Sun”, në fakt, Anant dhe Radhika janë gati për të vazhduar festimet në Mbretërinë e Bashkuar, ku kanë marrë me qira të gjithë Stoke Park deri në shtator.