​Princi Harry thotë se është ende e rrezikshme që Meghan të kthehet në Britani

Mediale Vip

​Princi Harry thotë se është ende e rrezikshme që Meghan të kthehet në Britani

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 23:54
​Princi Harry

Duka i Sussex ka dhënë intervistën e tij të parë të madhe që nga përfundimi i procedurave gjyqësore me gazetat Mirror Group.

Ai shtoi se luftën e tij kundër kësaj media si “kryesore” e fajëson për prishjen e marrëdhënieve me familjen.

Princi Harry ka thënë se është ende e rrezikshme që gruaja e tij Meghan, Dukesha e Sussex-it, të kthehet në Britani të Madhe, pasi ka frikë nga një sulm të mundshëm.

“Është ende e rrezikshme dhe gjithçka që duhet është një aktor i vetëm, një njeri që i lexon këto gjëra për të vepruar sipas asaj që lexon. Qoftë thikë apo acid, çfarëdo qoftë, këto janë gjërat që më shqetësojnë vërtet. Kjo është një nga arsyet pse nuk do ta kthej gruan time në këtë vend,” komentoi ai.

Harry (39) gjithashtu fajësoi luftën e tij kundër shtypit për shkatërrimin e marrëdhënieve të tij me familjen e tij.

“Për mua misioni vazhdon, por po, shkaktoi një pjesë të përçarjes”, shtoi princ.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat