Selena Gomez reagon pas spekulimeve për kirurgji plastike

Mediale Vip

Selena Gomez reagon pas spekulimeve për kirurgji plastike

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 23:41
Selena Gomez

Selena Gomez dëshiron që fansat t'i japin fund me spekulimet për pamjen e saj.

Më 27 korrik, 32-vjeçarja iu përgjigj një videoje në TikTok që një ndihmës mjeke që punonte në zyrën e një kirurgu plastik në Florida, kishte shpërndarë në vitin 2023, në të cilën ajo pretendonte se këngëtarja i ishte nënshtruar ndërhyrjeve kozmetike.

"Sinqerisht," komentoi Selena në postim, "Unë e urrej këtë." Ylli i 'The Only Murders in the Building' vazhdoi duke thënë se: "Unë kam bërë Botox. Kaq. Më lini të qetë".

Në video, Marissa Barrionuev, shfaqi krah për krah fotot e fytyrës së aktores – një e bërë disa vite më parë dhe një që e tregon atë në 'Golden Globes 2023'. Ajo nuk bëri asnjë spekulim për ndonjë ndryshim të mundshëm në pamjen e Selenës."Unë mendoj se ajo ka kaluar shumë në jetën e saj, veçanërisht në lidhje me mjekësinë, kështu që nuk mendoj se është e drejtë të spekulohet nëse ajo ka bërë apo jo gjëra kozmetike." ajo tha. "Në fund të ditës, le ta lëmë atë të qetë."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat