Sunny Hill Festival është një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në vend që ka marrë vëmendje gjithandej nëpër botë.
Festivali, i cili sivjet u mbajt nga data 25 deri më 28 korrik, ka sjellë gjithashtu artistët më të mëdhenj ndërkombëtar.
Sivjet disa prej tyre ishin: Bebe Rexha, Stormzy, DJ Snake, Burna Boy, Black Coffe etj.
Ditë më parë, organizatori i këtij festivali Dukagjin Lipa, ka folur rreth këtij koncerti si dhe për rininë e Kosovës, duke treguar se nuk ka pasur ndonjëherë incidente dhe se gjithçka ka shkuar mirë.
Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë ish-këngëtari nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero.

“Tha është mburrje e të gjithë atyre prindërve që fëmijët e tyre vijnë në festival. Festival i ekstaza, MDMA e kokainës etj”, ka shkruar ai.
Fero që një vit është larguar nga muzika për t’iu përkushtuar familjes dhe fesë islame.