Aktores Jennifer Aniston i ndodh e papritura gjatë xhirimeve

Mediale Vip

Aktores Jennifer Aniston i ndodh e papritura gjatë xhirimeve

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 10:27
Jennifer Aniston

Aktorja Jennifer Aniston, gjatë fundjavës e ka gjetur veten në një situatë të komplikuar.

Asaj i është hedhur bojë e zezë gjatë xhirimeve të projektit filmik “The Morning Show”, ka shkruar revista People.

Në atë që duket të jetë pjesë e skenarit, Aniston, e cila luan rolin e Alex Levyt, në këtë projekt filmik, u mbulua me bojën e zezë.

Aktorja u shfaq e zemëruar ndërkohë që statistët largoheshin të mos spërkateshin. Më parë gjatë këtij muaji, ylli pati konfirmuar se xhirimet e “The Morning Show” kanë filluar për sezonin e katërt me radhë.

Këtë e pati bërë pasi shpërndau disa fotografi në rrjetin social Instragram ku shihej përkrah koleges Reese Witherspoon dhe Tig Notaro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat