Kaderi zbulon se e tradhtoi Lumbardhi, por pendohet shpejt dhe e fshin postimin

Mediale Vip

Kaderi zbulon se e tradhtoi Lumbardhi, por pendohet shpejt dhe e fshin postimin

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 10:32
Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu

Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu kanë qenë një nga çiftet më simpatikë dhe të komentuar të showbizit, deri më dje kur ish-banorja njoftoi papritmas se romanca e tyre ka marrë fund.

Fillimisht Kicaj ka postuar një Instastory ku zbulon se shkak është bërë tradhëtia nga ana e Lumbardhit, veprim i cili e ka lënduar dhe zhgënjyer shumë.

Por siç shprehet, për të ruajtur dinjitetin ajo nuk mund ta falte më dhe vendosi t’i jepte fund kësaj romance të shumëpërfolur.

Image
Postimi i Kaderit

Mirëpo pak pasi e postoi këtë shkrim në Instastory ajo e ka fshirë.

Më vonë Kicaj ka postuar një shkrim tjetër ku shprehet se ka luftuar për të mbajtur lidhjen e tyre por nuk ka funksionuar dhe për këtë arsye ka kërkuar të ndahet.

Dyshja gjithashtu kanë fshirë çdo foto që kishin postuar bashkë në rrjete sociale, ndërsa ajo që na mbetet tashmë është të mësojmë versionin e Lumbardhit për këtë situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat