Mbrëmë rreth orë 03:00 të mëngjesit ka ndodhur një rrahje brutale në diskotekën “Sancy” në Pejë, ku dy grupe u përfshinë në një rrahje që motivet ende nuk dihen.
Siç merr vesh media, thuhet se bëhet fjalë për grupin e reperit, Noizy i cili u përfshi me disa persona të tjerë në këtë rrahje.
Sipas burimeve të medias dy persona dyshohet se janë sulmuar nga reperi shqiptar dhe 7 burra të tjerë – me boks hekuri.
Media merr vesh se personat e sulmuar nga grupi i reperit janë Muhamet Iseni – (tiktoker i njohur si Medi) dhe Bekim Hardergjonaj.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, zëdhënësi i rajonit të Pejës, Shkodra Nikçi tha se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe se po veprohet komfor dispozitave ligjore.
“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është ne fazën e grumbullimit te provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policisë do veprojë komfor dispozitave ligjore”, tha Nikçi.
Kujtojmë se Muhamet Iseni edhe para dy vitesh kishte telashe në vendet ku Noizy performonte.