Françeska Murati shuan kureshtjen e ndjekësve

Mediale Vip

Françeska Murati shuan kureshtjen e ndjekësve

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 23:47
Françeska Murati

Ish-konkurrentja e Big Brother Vip 3, Françeska Murati ka zbuluar detaje nga jeta personale dhe planet për të ardhmen në Shqipëri bashkë me familjen e saj.

Në një “Ask me a Question” në Instastory ajo ndër të tjera shprehet me humor se është bërë gati për dasmë por ka ngelur vetëm data kur do të mbahet dasma.

“Fustanet i kam. Burrin e Kam. Vetëm data ngelet me u pre. Kush do me na pa në dasëm?”, ka thënë ajo.

Image
Françeska Murati

Ish-banorja e BBVIP është pyetur dhe për bashkëshortin, nëse është ndarë me të pasi nuk poston foto të tijat. Por kjo është mohuar nga Françeska e cila është shprehur se janë gjithmonë bashkë dhe të lumtur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat