Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj, Mark Frroku/ Ja si e quan ajo veten e saj krahë tyre

Mediale Vip

Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj, Mark Frroku/ Ja si e quan ajo veten e saj krahë tyre

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 23:23
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

Aktorja Rudina Dembacaj ka publikuar së fundmi disa foto krah fëmijëve të bashkëshortit të saj, Mark Frroku. Shpesh aktorja ka ndarë në rrjetet sociale momente krah fëmijëve gjatë festave të tyre familjare.

Këtë herë Rudina ka zgjedhur të pozojë me të tre fëmijët e ish-deputetit, ndërsa ajo që ka marrë më shumë vëmendjen, ka qenë shkrimin i aktores krahas fotove.

Mara, Erta dhe Nardi me njerkën e tyre”, ka shkruar ajo, ndërsa ka publikuar fotot me dy vajzat dhe djalin e Frrokut.

Kujtojmë se në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi.

Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP.

Frroku është baba i tre fëmijëve, i dy vajzave dhe i një djali. Kurse Rudina ka edhe një vajzë, Viktoriam nga martesa e saj e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat