Fedez nuk i shijoi pushimet as këtë herë, merret me ambulancë në aeroport

Mediale Vip

Fedez nuk i shijoi pushimet as këtë herë, merret me ambulancë në aeroport

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 16:58
Fedez

Reperi italian, Fedez nuk po gjen qetësi nga problemet shëndetësore. Ai është ndjerë keq teksa ishte në aeroplan duke shkuar për në Pulia për një shfaqje live dhe u dërgua në spital sapo u ul.

Lajmin e ka bërë të ditur stafi i tij përmes llogarisë së këngëtarit në Instagram, duke shpjeguar kështu arsyen e mungesës së tij në mbrëmjen e planifikuar në klubin e natës Praja në Gallipoli.

“Fatkeqësisht, gjatë fluturimit për në Gallipoli, Federico nuk ishte mirë, ai u ndihmua nga një ambulancë në aeroport dhe për momentin është ende në pritje të rezultateve. Për këtë arsye ai nuk do të mund të jetë i pranishëm në mbrëmjen e planifikuar në Praja di Gallipoli këtë mbrëmje. Ju kërkojmë ndjesë të gjithëve për shqetësimin. Stafi”, shkruhet në postimin e bërë nga stafi i tij.

Sëmundja vjen më pak se një muaj pas shtrimit të tij në spital më 11 korrik në Poliklinikën e Milanos për shkak të gjakderdhjes së brendshme, gjatë së cilës reperi iu nënshtrua një gastroskopie kontrolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat