Koncerti i parë i këngëtares së famshme, Adele, në Mynih u përball me disa vështirësi.
Kjo për shkak se yllit të muzikës iu desh të ndërpriste për pak çaste koncertin. Shkak u bë shiu që ra në vendin ku po zhvillohej koncerti, si pasojë i duhej të ndërronte fustanin teksa u shpreh se ishte i parehatshëm për t’u mbajtur gjatë performancave.
“Kërcënimi” i motit ishte aq i rëndë sa fansat u këshilluan të kërkonin strehim në ndërtesa dhe të përgatiteshin për më të keqen.
Pavarësisht errësirës mbi qiellin e Mynih, fansat ishin jashtëzakonisht të emocionuar për koncertin që po zhvillohej.
Duke iu drejtuar turmës, ajo tha: "Mjerisht më duhet ta zbres këtë fustan të mrekullueshëm sepse është i lagësht dhe i rëndë‘ përpara se t’u thërriste këngëtareve të saj mbështetëse ‘Vajza a mund të më ndihmoni?"
Duke u siguruar që ajo të vazhdojë të argëtojë turmën, Adele tha: "Të paktën nuk është bubullimë dhe rrufe. Jezus!"