Camila Mendes u shfaq në Instagram këtë javë për të ndarë dy fotografi në bikini me 24.7 milionë ndjekësit e saj.
Ylli i “Riverdale”, pozoi me rroba banje me dizajn leopardi, dypjesësh.
Aktorja tregoi barkun e saj të sheshtë dhe një tatuazh provokues me shkrim nën gjoks, teksa modelonte pjesën e sipërme të rrobave të banjës, shkruan DailyMail.
Postimi i rrallë me veshje të pakta deri më tani ka mbledhur më shumë se 640,000 pëlqime nga baza e saj e përkushtuar e fansave.
Mendes ishte pa grim në këto imazhe dhe flokët e errëta i binin mbi supe.