Si reaguan Liesa dhe Kiara kur panë njëra-tjetrën shtatzënë?

Mediale Vip

Si reaguan Liesa dhe Kiara kur panë njëra-tjetrën shtatzënë?

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 16:43
Liesa dhe Kiara

Moderatorja Liesa Haxhiasllani e cila ka kohë që nuk shfaqet më në ekran dhe aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë, ka treguar detaje nga shtatzënia.

Ndër të tjera moderatorja ka rrëfyer për “Bordo” momentin kur ajo dhe mikesha e saj e ngushtë Kiara zbuluan se ishin në të njëjtën kohë në pritje të ëmbël.

Këtë periudhë Liesa e përshkruan si një ndjesi shumë të bukur të cilën uron që ta përjetojnë të gjitha shoqet e ngushta.

“Në momentin e parë që e kemi parë veten të dyja shtatzënë, ka qenë një ndjesi shumë e bukur dhe uroj që ta përjetojnë të gjitha shoqet e ngushta”, shprehet ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat