Ajo ka kohë që ka bërë një tërheqje nga muzika, duke qenë kështu më larg fansave e publikut.
Megjithatë, Fjolla Morina vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjete sociale.
Artistja shqiptare ndan imazhe e video të ndryshme, duke mos munguar detaje as nga përditshmëria.
Në ditën e sotme (e diel) këngëtarja tregon se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
E njëjta ndau një fotografi e shtrirë, ku shihet duke marrë trajtim mjekësor, por pa dhënë më shumë detaje.

Mbase në këtë mund të kenë ndikuar edhe temperaturat e larta që kanë mbizotëruar këto ditë.
Fjolla muajve të fundit ishte e fokusuar më shumë tek vetja pas problemeve që kishte me ish-partnerin e saj.