Chiara Ferrani ndodhet në Greqi këto ditë . Influencuesja italiane, e cila preferon shpesh këtë vend për pushimet verore, ka vizituar edhe këtë vit Mykonos me fëmijët e saj.
Fashion blogerja 37-vjeçare ka shpërndarë disa foto të kohës së saj në Ishullin ‘Windy’ në llogarinë e saj në Instagram, e cila numëron 28.8 milionë ndjekës.
Në disa foto ajo pozon e veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të ngjashme përpara peizazhit të veçantë të ishullit, para një mulliri me erë.
Në një tjetër postim të saj, Ferrani është fotografuar në momente të ëmbla me vajzën e saj, Vitoria, e cila ka lindur në mars të vitit 2021. Influencuesja ka edhe një djalë 6-vjeçar, Leone, me ish-bashkëshortin e saj, Fedez.
“E dashur bijë, ti je dielli im, flladi im i butë dhe ngrohtësia e çdo dite vere. Me dashuri, mami,” ka shkruar ajo në mbishkrim.