Pasi Xhesika deklaroi ndarjen, reagon Denisi: Në lidhjen tonë ndërhynë palët e treta

Mediale Vip

Pasi Xhesika deklaroi ndarjen, reagon Denisi: Në lidhjen tonë ndërhynë palët e treta

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 20:54
Xhesika, Denisi

Pas Xhesikës, Denisi ka treguar versionin e tij të arsyes që çoi në ndarjen e tyre. Në një shkrim të gjatë në Instastory, ai shkruan se kanë 20 ditë që ai dhe Xhesika i kanë dhënë fund lidhjes.

Ndërsa theksoi se në lidhjen e tyre kanë ndërhyrë palë të treta dhe për këtë arsye ata përfunduan të ndarë.

Denisi nuk specifikon emra megjithatë duket se tashmë të dy e kanë marrë vendimin dhe nuk ka kthim pas. Kujtojmë se dyshja rigjetën dashurinë në formatin e njohur “Love Island Albania”, pasi edhe më parë kanë qenë të ndarë.

Dyshja në përfundimin të lojës thuhej se kishin nisur bashkëjetesën dhe ishin shumë aktiv në rrjete sociale, ndaj ndarja e tyre erdhi shumë papritur për ndjekësit dhe publikun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat