“500 forca policore ishin te shtëpia ime, a jeni normal ju?”/ Stresi mesazh ministres Haxhiu

Mediale Vip

“500 forca policore ishin te shtëpia ime, a jeni normal ju?”/ Stresi mesazh ministres Haxhiu

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 15:54
Stresi

Stresi ka kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të futet në TikTok dhe t’i mbledhë videot në të cilat sipas tij, ofendohen gratë.

Në një video të cilën reperi e fshiu, ai tha se “500 forca policore ishin te shtëpia e tij”, por siç u shpreh ai, “askush s’mund t’i afrohet derisa të zbardhet çështja”.

“E nderuar ministre, a e keni pa që tri vjet se si po kërcënohemi në rrjete sociale, si po na kërcënohet motra. Nëse je feministe pak, futu në TikTok dhe mbledh të gjitha videot si shahen gratë nga një 40 vjeçar me fëmijë e që nuk e kemi prekur hiç e ju lëshoni urdhër-arreste. 500 forca policore ishin te shtëpia ime, a jeni normal ju? Ti je e re, nuk di sen për të kaluarën time. Me mua vështirë, pa u zbardh kjo çështje harroje që mundeni me u afru, turp e marre ju qoftë”, tha më tej Stresi i cili vazhdon të jetë në arrati pasi policia e Kosovës e shpalli në kërkim.

Ndërkohë, Noizy dhe DJ Crax u arrestuan pas mesnate në Lezhë nga operacioni policor “Fast” për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat