Moderatorja Orinda Huta, ditën e sotme ka realizuar një “Ask me a question” në Instagram-in e saj.
Ndër pyetjet e shumta që i kanë dërguar, një ndjekëse e pyet: “Çfarë ka Turi, a është i sëmurë?”
“Turjani, lavdi Zotit është shumë mirë. Momentalisht po merret me “projektin e jetës” dhe është shumë i përkushtuar për tja dalë si duhet. Në TV ka projekte që do e kthejnë, por jo me kohë të plotë”, thotë Orinda.
Duket se së shpejti do ta shohim Turin sërish në ekran.