Ledri Vula në gjendje jo të mirë shëndetësore: “Do kthehem së shpejti!”

Mediale Vip

Ledri Vula në gjendje jo të mirë shëndetësore: “Do kthehem së shpejti!”

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 16:50
Ledri Vula

Reperi Ledri Vula ka ndarë një postim në Instagram-in e tij dhe duket se nuk është në gjendje të mire shëndetësore. 

Teksa qëndron i shtrirë në shtëpi dhe në krah mban një serum, por nuk ka treguar më tepër detaje se çfarë i ka ndodhur.

Duke njoftuar me keqardhje se nuk mund të marrë pjesë në një nga koncertet e organizuara në Prishtinë, tregon se do të rikthehet së shpejti dhe do të festojë me të gjithë!

Image
Postimi nga Ledri Vula

“Party people. Me përulje dhe mirëkuptim, më duhet të ju njoftoj se koncerti im sonte në Zone Club është i pamundur për shkak të situatës shëndetësore që kam. Do të kthehem së shpejti dhe do të festojmë së bashku.”-shkruan Ledri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat