Hailey Biber gjithnjë e më pranë trendeve të fundit/ Ia beson shijet e veshjes stilit retro

Mediale Vip

Hailey Biber gjithnjë e më pranë trendeve të fundit/ Ia beson shijet e veshjes stilit retro

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 21:38
Hailey Bieber

Ndërkohë që për influencuesen e njohur ka nisur numërimi mbrapsht drejt lindjes së fëmijës, sigurisht që kur bëhet fjalë për stilin dhe pamjen e jashtme, Hailey Bieber është orientuese sidomos për trendet e fundit që qarkullojnë.

Kështu, ka mjaftuar një ecje në rrugë, në shoqërinë e bashkëshortit të saj Justin Bieber, që ajo të na provojë se këtë fillim gushti mund t’ia besojë shijet e veshjes një stili më retro, tipik të viteve ’80, sidomos në pjesën e aksesorëve.

Hailey e veshur me pantallona të gjata të zeza dhe një xhaketë në po të njëjtën ngjyrë që i mbulon barkun e rrumbullakosur dhe një jakë e bluzës së bardhë që dallon poshtë xhaketës, e bëjnë shumë chic look-un e mamasë së ardhshme.

Por, vëmendjen këtë herë e morën vathët në nuancë floriri, si butona të mëdhenj që janë një gjetje e viteve ’80 për të krijuar një “thyerje” të nuancës së zezë që dominon në tërësi dukjen e saj. Çanta me print leopardi dhe këpucë me mini taka janë dy provat e tjera për të cilat Hailey u sigurua t’i prezantonte si pjesë të stilit retro gjatë shtatzënisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat