Sara Gjordeni flet për herë të parë për marrëdhënien me vjehrrën: Kur të gjithë thonin ‘Sara u shkoi në Kumanovë me zor’ ka qenë nëna e Bardhit që më…

Mediale Vip

Sara Gjordeni flet për herë të parë për marrëdhënien me vjehrrën: Kur të gjithë thonin ‘Sara u shkoi në Kumanovë me zor’ ka qenë nëna e Bardhit që më…

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 22:19
Sara Gjordeni

Raporti mes çiftit Bradhi Idrizi dhe Sara Gjordeni prej muaj është përfolur në median rozë por jo vetëm. Shpeshherë është përmëndur edhe marrëdhënia e ish-missit me familjarët e Bardhit.

Në një ask me questions që ka Sara postoi në ‘InstaStoryn’ e saj i ëshë  përgjigjur një ndjekëseje e cila i tha që nëna e Bardhit duket e lumtur që ka një nuse të tillë. Me këtë rast, ish-konkurrentja ka sqaruar raportin e tyre dhe tha se është krejtësisht ndryshe nga ajo që kanë menduar njerëzit.

“Në sytë e vjehrrës tënde është parë që është shumë e lumtur që ka një nuse si ty”, ka qenë komenti i një ndjekësi.

Unë dhe nëna Selvie kemi pasur një marrëdhënie mëse të respektueshme dhe plot dhembshuri që momentin e parë. Atëherë kur të gjithë thoshin ‘Sara u shkoi me Kumanovë me zor’. Në fakt, ka qenë nëna e Bardhit që më kërkoi me ngulm pranë saj”, u përgjigj ajo.

Modelja e njohur shtoi: “Lidhja jonë nuk ka asnjë të ngjashme me çfarë është komentuar. Nëna ka qenë ndër mbështetëset e mia më të mëdha në Big Brother VIP, më ka njohur jashtë tij dhe ka shpresuar nga dita e parë me zemër që unë të isha nusja e Bardhit”.

Kujtojmë që çifti i njohur Sara Bardhi i patën fillesat e romances së tyre brenda shtëpisë se Big Brother Vip, pas daljes nga shtëpia ata e vazhduan lidhjen e tyre. Në këtë kohë që flasim dyshja janë në pritje të një vajze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat