Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Stresin për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” për një rrahje që ndodhi disa ditë më parë në Pejë, ku pos tij i përfshirë është edhe Noizy dhe DJ Crax.
Megjithatë, Stresi po vazhdon të lajmërohet nga Instagrami.
Së fundmi, ai ka postuar një video duke treguar se po e shijon detin e Shqipërisë.

Një ditë më parë, reperi pati një porosi për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nga e cila kërkoi të hyjë në Tik Tok dhe të mbledhë videot në të cilat sipas tij, i janë ofenduar motrat e grupit.