Princi Albert për marrëdhënien me Princeshën Charlene: Nuk ishte dashuri me shikim të parë

Mediale Vip

Princi Albert për marrëdhënien me Princeshën Charlene: Nuk ishte dashuri me shikim të parë

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 10:34
Princi Albert dhe Princesha Charlene

Për Princin Albert dhe Princeshën Charlene të Monakos, nuk ishte dashuri me shikim të parë.

Ndërsa çifti u njoh në vitin 2000, ata filluan një lidhje në vitin 2005. Ata u martuan në vitin 2011.

“Nuk e di nëse ne ramë në dashuri atëherë”, pranoi Albert, 66 vjeç, në Paris Match për Charlene, 46 vjeçare.

“E dini, pas kësaj, unë nuk e pashë më Charlene për disa vjet”, shpjegoi ai. “Mendova se ajo ishte një notare e shkëlqyer dhe se ishte miqësore, e lumtur dhe e afrueshme”.

Charlene, një notare olimpike, po përfaqësonte vendlindjen e saj Afrikën e Jugut në Lojërat Olimpike të Sidneit të vitit 2000 kur takoi burrin e saj të ardhshëm.

“Kemi kaluar shumë mirë”, tha Alberti. “Nuk e di nëse duhet ta them këtë, por… e futa në telashe, sepse nuk e çova në ‘shtëpinë’ e saj në kohë”.

Dyshja viteve të fundit janë komentuar tejet shumë për një divorc, me thashethemet që kanë qarkulluar kudo. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat