Noizy u lirua nga burgu, si e priti Stresi lajmin nga arratia?

Mediale Vip

Noizy u lirua nga burgu, si e priti Stresi lajmin nga arratia?

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 18:25
Noizy dhe Stresi

Gjykata e Durrësit ka liruar sot nga burgu reperin Noizy i cili ndodhej në paraburgim prej më shumë se 1 jave dhe pritej të ekstradohej në Kosovë, si i akuzuar për sherrin e bujshëm në Pejë ku u dhunua brutalisht TikTok-eri Medi Iseni.

Bashkë me Noizyn, lidhur me ngjarjen u ndalua edhe 32-vjeçari, Bahtjar Bajraktarai, Dj i tij i njohur me emrin Crax.

Ndërsa i përfshirë në ngjarje është edhe Stresi i cili po kërkohet nga autoritetet dhe ka bërë reagimin e parë nga arratia pasi Noizy u lirua.

Image
Noizy dhe Stresi

Në një postim në Instastory ai uron reperin, ndërsa për Crax shkruan se për të do të vendosë Gjykata Themelore Pejë pasi është shtetas i Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat