Nuk fshihen më, Adrola Dushi poston për herë të parë foto me Capital T

Mediale Vip

Nuk fshihen më, Adrola Dushi poston për herë të parë foto me Capital T

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 23:14
Adrola Dushi dhe Capital T.

Sytë zemra!! Modelja e njohur Adrola Dushi ka publikuar ditën e sotme një foto me reperin Capital T.

“Time Capsule, nuk zhgënjen asnjëherë”, shkruan ajo krah fotove që të shkrepura nga koncerti që mbajti këngëtari një ditë më parë në Tiranë.

Kujtojmë se prej shumë kohësh është përfolur për një romancë të mumdshme midis Adrola Dushit dhe Capital T, por megjithatë dyshja nuk e ka konfirmuar asnjëherë zyrtarisht.

Image
Adrola Dushi dhe Capital T.

Të vetmet ‘dedikime’ që i kanë bërë njëri-tjetrit publikisht janë ato që kanë thënë në disa intervista televizive ku këngëtari e ka quajtur Adrolën si një nga femrat më të bukura shqiptare, ndërsa Adrola ka deklaruar se është e dashuruar me mashkullin më të bukur shqiptar.

Pas kësaj fotoje, ne presim tashmë foto dhe video të tjera nga çifti!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat