E frikshme/ Kamperi i këngëtares së njohur merr flakë gjatë xhirimeve të videoklipit të ri

Mediale Vip

E frikshme/ Kamperi i këngëtares së njohur merr flakë gjatë xhirimeve të videoklipit të ri

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 09:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Paris Hilton ishte në qendër të Los Anxhelosit duke filmuar një video muzikore për këngën e saj të re ‘Bad Bitch Academy’ kur kamperi i saj e lëvizshëm mori flakë. Hilton ishte në shesh kur shpërtheu zjarri dhe nuk u lëndua.

Sipas TMZ, shtëpia e lëvizshme ishte dhoma e zhveshjes së trashëgimtares së “artë” dhe pas zjarrit gjithçka u dogj.

“Burimet thonë se në të kishte rroba firme, aksesorë, syze dielli, çanta, bizhuteri, kompjuterë dhe sende të tjera personale të cilat u shkatërruan nga zjarri, ” shkruan TMZ dhe citoi një video të lidhur me rulotin e djegur.

Image
Paris Hilton

Mësohet se në xhirime mund të ketë qenë edhe Heidi Klum, e cila do të ishte e ftuar në klip. Paris Hilton shkoi në Instagram për të ndarë një foto të mjetit të djegur dhe falënderoi ata që ishin aty për ta ndihmuar dhe mbështetur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat