“Nata pa ty” ka ardhur hiti nga Mondi dhe Roni

Mediale Vip

“Nata pa ty” ka ardhur hiti nga Mondi dhe Roni

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Ata janë rikthyer sërish me një super bashkëpunim. Po flasim për talentët Mondi dhe Roni, të cilët kanë publikuar këngën e tyre të re, "Nata pa Ty", e cila vjen me një klip të bukur dhe është e disponueshme në kanalin YouTube.

Kënga ka ritëm dhe është mjaft e bukur, e dedikuar dashurisë.

Producent i këngës është IZSOGOOD, me beat nga Ultra Beats, tekstin e kanë shkruar vetë Mondi dhe Roni, ndërsa klipi është realizuar nga XL Films dhe publikuar nga Fole Publishing.

Djemtë e rinj duket se po pëlqehen shumë në tregun muzikor shqiptar, dhe ky bashkëpunim po tregon suksesin dhe të ardhmen e tyre të sigurt në muzikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat