Channing Tatum dhe Zoë Kravitz shijojnë një takim të pazakontë, marrin pjesë në koncertin e Taylor Swift

Mediale Vip

Channing Tatum dhe Zoë Kravitz shijojnë një takim të pazakontë, marrin pjesë në koncertin e Taylor Swift

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 22:15
Çifti Channing Tatum dhe Zoë Kravitz

Çifti Channing Tatum dhe Zoë Kravitz, kaluan një takim romanik të pazakontë duke marrë pjesë në koncertin e Taylor Swift në Londër.

Në pamjet e reja të publikuara në rrjetet sociale, ylli i Magic Mike, është parë duke i dhuruar një puthje të dashurës së tij, shkruan DailyMail.

Përveç se po kalonin çaste të bukura në takimin e tyre, dyshja po shijonin koncertin e artistes së njohur amerikane.

Përmes një videoja, ata shfaqeshin duke kërcyer e duke shikuar performancën e Taylor Swift. Në një moment, aktori i dhuroi Kravitz një puthje.

Taylor Swift është duke vazhduar me turneun Eras Tour në Londër pas anulimeve të tre koncerteve në Vjenë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat