Këngëtarja e re, Enkela, ka debutuar në skenën muzikore me këngën e saj më të re, “Asnjo si unë”.
Kjo këngë pop, e cila premton të jetë një hit i madh, është kompozuar nga Fatjon Miftaraj, ndërsa tekstin e saj e ka shkruar Lira Blakaj.
E emocionuar për projektin e saj të parë muzikor, Enkela ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale gëzimin dhe emocionet që e shoqëruan gjatë publikimit të këngës.
“Jam shumë e lumtur që mund të ndaj projektin tim të parë me të gjithë ju, por jam akoma më e lumtur që nga ky projekt i parë po marr shumë dashuri dhe nuk po i mungon suksesi! Duke pasur parasysh se gjithçka filloi si një ëndërr dhe pasion i madh i një vajze 6 vjeçe, asnjëherë dashuria për muzikën nuk do të shuhet!”, tha ajo në postimin e saj.