Dafina Zeqiri bëri shumë zhurmë në media së fundmi me dhuratën që i bleu të dashurit të saj Kreshnik Gjergjit, me rastin e ditëlindjes së tij.
Bukuroshja e famshme dhe shumë e dashur për publikun surprizoi partnerin me një mjet tip “Ferrari” që kushton mijëra euro.
Por mesa duket çifti po e shijojnë të dy mjetin e ri. Në një postim të fundit të Dafinës në InstaStoryn e saj dyshja e dashuruar shfaqen në makinë dhe përbri këngëtarja shkruan : “Më dërgo në hënë, të lutem!”
“Po, zonjë!” i’a ktheu përgjigjjen Kreshniku në një ripostim të fotos në llogarinë e tij personale.
Kujtojmë që u bë kohë qëkur çfiti kanë bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë.
Kjo verë është dukur mjaft e ngarkuar për Zeqirin por ajo çfarë ka rënë në sy është se Kreshniku e shoqëron gjithmonë Dafinën në koncertet e saj.