Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbushi të enjten 29 vjet.
Këngëtarja e hiteve të panumërta botërore, ka publikuar tani pamje nga festa e mbrëmshme e ditëlindjes.
Dua ishte e rrethuar me të afërm dhe miq, e po ashtu e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj Callum Turner, me të cilin publikoi një fotografi duke kërcyer.

Festa e ditëlindjes ishte mbajtur në një ambient të jashtëm.
Artistja kishte veshur një fustan transparent të lirshëm dhe veror të cilin e kombinoi me një palë taka të zeza.

Nga festa e “çmendur” me plot të ftuar, Dua Lipa shfaqej duke vallëzuar e duke pozuar me tortën e ditëlindjes.