Fotografitë e miliarderes Kim Kardashian në qendrën stërvitore të Real Madrdit po bëjnë bujë në rrjetet sociale.
Influencerja u takua me disa lojtarë të ekipit spanjoll, duke ia mundësuar djalit të saj tetëvjeçar një takim të veçantë me yllin Vincius Junior.
Megjithatë, Vinicius Jr, nuk ishte i vetmi në agjendën e Kim Kardashian.
Biznesmenja i mundësoi takim edhe me talentin Jude Bellingham, i cili i nënshkroi djalit të saj edhe fanellën.
Pas kësaj, miliarderja pozoi në disa fotografi me yllin e Anglisë, të cilat u publikuan nga vetë ajo por edhe nga vetë Bellingham përmes Instagramit.
Megjithatë ky takim mund të mos jetë edhe aq i papritur, duke qenë se mesfushori i Realit është edhe njëri prej modeleve të brendit të veshjeve, Skims, brend ky i Kim Kardashian.