Elton Deda kritikon vajzat që përdorin filtra, por ndjekësja nuk ia përton përgjigjen

Mediale Vip

Elton Deda kritikon vajzat që përdorin filtra, por ndjekësja nuk ia përton përgjigjen

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 12:25
Elton Deda

Muzikanti i njohur Elton Deda, ka bërë një reagim së fundmi në rrjetet sociale i cili ka ngjallur mjaft debat ndërmjet tij dhe ndjekësve në komente.

“Hiqini filtrat o gra se na shastisët! Po ju pyesim për emrin kur ju takojmë,”- ka shkruar Deda.

Mirëpo ky postim ka ngacmuar një ndjekëse e cila i është kthyer keq këngëtarit pasi siç duket është ndjerë e ofenduar nga postimi i artistit.

“Kur burrat të mos mbjellin më flokë, ne në shënje solidariteti do ç’filtrosemi” ka komentuar ajo.

Nuk ka munguar një kundërpërgjigjje nga Eltoni për këtë koment teksa i thotë ndjekëses se të mbjellësh flokët nuk është e njëjta gjë si të përdorësh filtra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat