E akuzojnë për ndërhyrje në gjoks, Salma Hayek: E kam nga menopauza

Mediale Vip

E akuzojnë për ndërhyrje në gjoks, Salma Hayek: E kam nga menopauza

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 19:38
Salma Hayek

Aktorja Salma Hayek ka mohuar aludimet për një ndërhyrje plastike në gjoks sipas Daily Mail.

Hayek tha se me kalimin e viteve, ndërsa pesha e saj luhatej gjatë shtatzënisë dhe tani në menopauzë, njerëzit kanë menduar se ajo kishte bërë operacione plastike. Aktorja 54-vjeçare ka rrëfyer arsyen e zmadhimit të gjinjve të saj dhe e vërteta qëndron shumë larg thashethemeve.

Hayek thotë se shtatzënia dhe menopauza i kanë bërë gjinjtë e saj të rriten shumë dhe rritja e tyre i ka shkaktuar dhimbje të rënda të shpinës. Ndër të tjera 54-vjeçarja foli hapur për simptomat e menopauzës që po përjeton. Hayek theksoi gjithashtu se plakja nuk është problem dhe u shpreh kundër idesë se gratë janë më pak të vlefshme pasi arrijnë fazën e menopauzës.

“Për disa gra ato bëhen më të vogla. Por ka disa gra që kur shtojnë peshë, u rritet gjoksi dhe kur jeni në menopauzë, ato rriten përsëri. Dhe unë jam një nga ato gra që i ndodhi kjo gjë! Nuk ka data skadence për femrat. Mund të mbash veten në çdo moshë, mund të ëndërrosh në çdo moshë, mund të jesh romantike në moshë. Ne kemi të drejtën të na duan për atë që jemi në vendin ku jemi. Ne nuk jemi këtu vetëm për të lindur fëmijë. Ne nuk jemi vetëm për t’u kujdesur për burrin. Ne nuk jemi vetëm për t’u shërbyer gjithçka dhe të gjithëve rreth nesh. Është një keqkuptim që ka ekzistuar për shekuj me radhë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat