Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka falënderuar të gjitha ata që i kanë qëndruar pranë që nga shtatori i kaluar.
Ajo është shprehur se ka kaluar dy sezone me muzikë dhe me mbështetjen, siç është shprehur ajo, më të mirë që mund të merrte.
Ronela gjithashtu ka bërë të ditur se tani ka nevojë për një pauzë dhe pushime të gjata.
“Këngët e dimrit janë të përfunduara dhe e vetmja gjë që shpresoj është të kem një refresh në production dhe muzikë të re, të mirë, ashtu siç dua unë”, ka shkruar tutje Ronela.