Selena Gomez vazhdon të nxisë thashethemet se është fejuar me Benny Blancon

Mediale Vip

Selena Gomez vazhdon të nxisë thashethemet se është fejuar me Benny Blancon

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 08:13
Selena Gomez

Selena Gomez nxiti më tej thashethemet për fejesë, duke qenë se u pa së fundmi me një unazë ari në gishtin e saj.

Aktorja e serialit, “Only Murders in the Building” u fotografua duke dalë nga një metro në Los Angeles dhe unaza prej floriri në gishtin e saj u dallua teksa ajo mbante telefonin në duar, shkruan Page Six.

Ajo ishte veshur shumë thjesht për daljen e pasdites, një bluzë të përditshme dhe geta të zeza teksa ecte me kufje në veshë.

Image
Selena Gomez

Më pak se dy javë më parë, Gomez nxiti thashethemet për fejesë kur ndoqi  në TikTok një kompani për planifikimin e dasmave.

Ajo tash e një kohë të gjatë është në lidhje me producentin e njohur Benny Blanco. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat