Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, ka publikuar një video në ‘InstaStory’ me të mbërritur në aeroportin e Prishtinës, pas një udhëtimi.
Ish-banorja e BBVK-s, u shpreh falënderuese që emri i aeroportit në Prishtinë, mban emrin e komandantit të UÇK-s, “Adem Jashari”.
“Mirëmëngjesi Kosovë, ne sapo erdhëm në aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’, faleminderit që ia lanë këtë emër kaq të madh këtij aeroporti”, deklaroi ajo në një video të publikuar në Instagram.

Xhuli është shprehur gjithmonë krenare me prejardhjen e saj dhe historinë e lashtë të vendit tonë.
Një personazh i zëshëm, modelja është shprehur hapur për pikëpamjet e saj si gjatë spektaklit në Big Brother VIP Kosova, por edhe pas përfundimit të shout televiziv.