“Zihemi shumë, jemi...”/ Fifi tregon të pa thënat e marrëdhënies së saj me Adisin

Mediale Vip

“Zihemi shumë, jemi...”/ Fifi tregon të pa thënat e marrëdhënies së saj me Adisin

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 09:19
Filloreta Raçi dhe Adis Patushi

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur me emrin e artit si ‘Fifi’ prej disa vitesh tashmë po shijon një lidhje dashurie me Adis Patushin.

Dyshja janë bashkë prej rreth tre vitesh si dhe kanë bashkë edhe një fëmijë, një djalë të quajtur Theo Mal Patushi, i cili erdhi në jetë në prill të vitit 2023.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi krah partnerit, duke i bërë atij dhe një dedikim.

“Jemi shumë të ndryshëm, përlahem shumë ama edhe duhemi shumë”, ka shkruar artistja.

Kujtojmë se romanca e tyre erdhi pas eksperiencës së Fifit në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania. Adisi më parë ka qenë i martuar me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka edhe një djalë, Troin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat