Prej shumë kohësh mungesa e Flori Mumajesit në jetën publike dhe skenën muzikore është një temë më vete.
Tërësisht i shkëputur edhe nga rrjetet sociale, sa më i gjatë largimi, aq më e fortë kërkesa për tu rikthyer.
Por, Flori është mirë! Të paktën kjo është një gjë që mund të konfirmohet.
Në një paraqitje të rrallë me miq, ai ka festuar ditëlindjen e një prej personave të afërt, siç shihet në këtë foto të postuar mbrëmë në rrjetë sociale.
E kur do kthehet? Për këtë do na duhet të presim dhe pak!
