Pasditen e sotme, moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë në rrjete sociale një postim që ka “trazuar” paksa ujërat.
Në gishtin e saj tregues gjendet një unazë e cila në të mban shenjën e formatit “BB”.
Pra ky është një sinjal që Arbana do të jetë sërish në krye të këtij formati por dilema është: Big Brother VIP Kosova apo Albania?

Rikujtojmë që në edicionin e tretë të “BBV” Arbana nuk ishte më në krye të tij por u zëvendësua nga moderatori Ledion Liço i cili pati një sukses të vërtetë.