Celine Dion mund të bëjë një rikthim këtë vit në Eurovisionin në Zvicër

Mediale Vip

Celine Dion mund të bëjë një rikthim këtë vit në Eurovisionin në Zvicër

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 11:52
Celine Dion

Këngëtarja legjendare, Celine Dion, flitet se do të bëjë një rikthim në garën Eurovision Song Contest, i cili mbahet në Zvicër vitin e ardhshëm.

Artistja e hitit “My heart will go on”, pritet të rikthehet në konkursin evropian të këngës, shkruan DailyMail.

Zvicra njëherësh është edhe vendi të cilin e përfaqësoi Celine Dion në vitin 1988, ku rrëmbeu çmimin e parë në Eurovision.

Këngëtarja fitoi garën me këngën e saj “Ne Partez Pas San Moi”.

Pas një beteje shëndetësore me një sëmundje të rrallë neurologjike të ngurtësisë së muskujve, ylli, 56 vjeç, bëri një paraqitje befasuese në Ceremoninë e Lojërave Olimpike të Parisit.

Dhe tani po shtohen spekulimet nëse ajo mund të nderojë edhe Eurovisionin me një performancë të veçantë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat