Ledjona Xheladinaj, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Canapé”, në T7, në Kosovë, nga i cili ka ndarë me publikun disa prej përjetimeve të saj si nënë, por edhe lidhjen që ka me vajzën.
Gazetarja, gjithashtu, foli edhe për raportin me publikun, në mënyrë të veçantë për atë të Kosovës.
Ajo shprehu një ndjesi të veçantë për shqiptarët e Kosovës, duke thënë:
“Më duket sikur ju kosovarët na doni më shumë”.
Në intervistë, ajo theksoi lidhjet e forta kulturore dhe emocionale që ekzistojnë mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, por nuk është pajtuar kurrë me ndarjen Kosovë – Shqipëri.